Lamtumirë Messi!

PUBLIKUAR

Karriera 21 vjeçare e legjendës së Barcelonës në Camp Nou

Pas 21 viteve të jashtëzakonshme në Camp Nou, Lionel Messi i dha lamtumirën Barcelonës. Gjatë dy dekadave ai fitoi gjithçka që mund të fitohet me fanellën e Barcelonës dhe u bë legjendë e klubit gjatë këtij procesi.

Lojtari më i madh i të gjitha kohërave në botë pritet që ta fillojë një kapitull të ri jashtë Spanjës, një gjë që shumë kush nuk e ka pritur. Më poshtë do të shihni hapat e tij për 21 vite e deri më sot, një rrugë e cila na dhurojë lojtarin më të mirë te të gjitha kohërave në Barcelonë.

Më 17 shtator 2000, një djalosh 13 vjeçar udhëtoi në Barcelonë me babanë e tij për të nënshkruar me Barcelonën. Vetëm 1.48 metra i gjatë, ky djalë i ri bëri më shumë se mjaftueshëm në një ndeshje provuese që bindi trajnerët që të nënshkruajnë më të dhe e tëra pastaj është histori.

Më 8 janar ai zyrtarisht bëhet lojtar i Barcelonës, por sezoni i tij ndërpritet shpejt pasi që ai pëson një frakturë në fibulën e tij të majtë dhe mbetet jashtë për tërë sezonin. Lëndimi e lë atë jashtë për tre muaj por nuk ndikon në të ardhmen e tij pasi që ai rritet shpejt përmes skuadrave te të rinjve.

Ai kalon në skuadrën Cadete B te të rinjve por nuk mund të luajë për shkak të problemeve burokratike me trajner. Aty ai takohet me Tito Vilanova, megjithatë, me të cilin ai do të shkonte në punë dhe të shijonte suksese të mëdha më vonë në karrierën e tij.

Aftësitë e tij të jashtëzakonshme u bën gjithnjë e më të dukshme. Shpejtësia e tij, driblimi, loja e futbollit dhe shënimi i golave bënte që ai të lëvizte me shpejtësi tek skuadrat e të rinjve, ku në fund ai bëri debutimin e tij të parë më 16 nëntor kundër skuadrës së Jose Morinhos, Porto, një ndeshje miqësore kur ai i kishte 16 vjet.

Ai filloi sezonin më skuadrën B, por po ashtu luajti në tri miqësore parasezonale me skuadrën e parë që drejtohej nga Frank Rijkaard. Më 16 tetor, megjithatë, ai bëri debutimin e tij të parë zyrtar në një ndeshje derbi kundër Espanyolit duke zëvendësuar Decon në moshën 17 vjeç e tre muaj e 22 ditë.

Goli i tij i parë për Barcelonën erdhi kundër Albacetes më 1 maj, ku u bë golashënuesi më i ri i një klubi që shënon në ligë. Ai po ashtu fitoi çmimin lojtar i sezonit dhe top gola shënuesi më i mirë në Botërorin e U20 me Argjentinën si dhe mori çmimin “Golden Boy” në fund të sezonit.

Barcelona fitoi Ligën e Kampionëve, por Messi humbi finalen pasi u lëndua në kofshë kundër Chelsea. Ai mungoi në 19 ndeshje të Blaugranas që fituan edhe LaLigan por arriti që të luan për Argjentinën në Botëror të asaj vere, duke u bërë lojtari më i ri që luan për këtë kombëtare.

Ai arriti që ta fitojë Superkupën e Spanjës kundër Sevillas por pësoi edhe një lëndim tjetër që e la jashtë për tre muaj.

Ne ishim dëshmitar i golit legjendar të tij kundër Getafes në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, pasi që ai dribloi plot 62 metra në fushë, duke kaluar lojtarët saktësisht në të njëjtën mënyrë që kishte bërë Diego Maradona kundër Anglisë në Botërorin e 1986 kundër Meksikës.

Një muaj më parë ai po ashtu shënoi het-trikun e parë kundër Real Madridit.

Erdhi paraqitja e tij e 100-të për Barcelonën, por nuk fitoi trofe dhe pësoi edhe një lëndim. Pep Guardiola u bë trajner atë verë, e cila do të jetë periudha më e suksesshme e klubit në histori ku ne do të shohim Messin në formën e tij më të madhe në karrierë.

Një vit i paharrueshëm pasi që Barcelona fitoi Kupën e Mbretit, La Ligën dhe Ligën e Kampionëve – hera e parë që një skuadër spanjolle fitoi të tri trofetë brenda një sezoni.

Messi u lirua nga lëndimet dhe theu çdo rekord në shënimin e golave në një vit kalendarik. Përsëri tre tituj do të vinë në këtë formë ku ai fiton Superkupën e Spanjës, Superkupën e Europës dhe Botërorin e Klubeve si dhe Topin e parë të Artë.

Argjentinasi vazhdonte të thyente rekorde, duke shënuar 100 gola në fanellën e Barcelonës. Ai shënoi dy herë het-trik në mars, të cilën gjë nuk e kishte bërë më parë si dhe katër gola kundër Arsenalit në Ligën e Kampionëve.

Barcelona fitoi LaLigan më 99 pikë, Messi shënoi 34 gola dhe fitoi Piçiçin dhe Topin e Artë këtë verë si dhe Superkupën e Spanjës ku argëtohej në deklasimin me 5-0 Real Madridin në fund të vitit.

Një tjetër vit produktiv  në të cilin ai fitoi pesë tituj me klubin e tij dhe dy çmime individuale. Ai ngriti trofeun e LaLigas, Ligën e Kampionëve, Superkupën e Spanjës, Superkupën e Europës, Botërorin e Klubëve si dhe fitoi Topin e Artë dhe mori çmimin Lojtari më i mirë i UEFA-së pasi që kishte shënuar 55 gola.

Një tjetër sukses i jashtëzakonshëm në shënimin e golave, 91 sish – 79 me Barcelonën dhe 12 me Argjentinën – me pesë gola që kishte shënuar kundër Bayer Leverkusen në Ligën e Kampionëve në mars.

Ai u bë golashënuesi më i mirë në Barcelonë në të njëjtin muaj, duke kaluar Cesar Rodriguez dhe fitoi edhe një tjetër Top të Artë dhe një Piçiçi. Pavarësisht triumfeve individuale, ai fitoi vetëm Kupën e Mbretit me skuadrën nga Camp Nou.

Pep Guardiola u largua dhe Messi u ribashkua me Tito Vilanovan.

Ky ishte një vit i keq si për Messi ashtu edhe Barcelonën. Lëndimet ishin një problem por ai arriti që ta fitonte Superkupën e Spanjës atë verë.

Ai pranoi vite më vonë që problemet e tij me zyrën e taksave në Spanjë bën që ai të ta mendonte largimin nga klubit, por pavarësisht kësaj skuadra katalunase fitoi La Ligan dhe Messi fitoi Këpucën e Artë të Europës dhe ishte top golashënues në La Liga.

Problemet e tij me administratën tatimore vazhdojnë dhe Barcelona nuk fiton trofe me numrin 10 që nuk arrin të fitojë asnjë çmim individual.

Luis Enrique emërohet trajner dhe ky ishte ndryshimi kryesor në atë verë.

 

Ai i kthehet normalitetit dhe fiton LaLigan, Ligën e Kampionëve, Kupën e Mbretit, Superkupën e Europës dhe Botërorin e Klubeve në drejtimin e Luis Enrique.

Ai shënon dy gola kundër Bayern Munich në Ligën e Kampionëve dhe bën njërën prej paraqitjeve më të mira të tij.

 

Atë vit fillon të thyejë edhe më shumë rekorde ku shënon golin e 300-të në LaLiga në vetëm 334 ndeshje me Barcelonën.

LaLiga ishte fituar në ditën e fundit të sezonit dhe mandej fitoi Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Europës.

Ai bëhet mbret i golave në tri vitet e ardhshme, duke fituar Piçiçin dhe Këpucën e Artë me numra të jashtëzakonshëm.

Më 2017 ai shënoi 54 gola dhe arriti në shifrën 500 gola në Camp Nou. Ai po ashtu bëhet top golashënuesi më i mirë në historinë e El Klasikos.

Ai fitoi vetëm Kupën e Mbretit këtë vit dhe Luis Enrique dha dorëheqje për t’u zëvendësuar me Ernesto Valverde.

Shënimi i golave nga ana e tij vazhdon të jetë i frikshëm pasi që ai fiton piçiçin e dytë me radhë dhe Këpucën e artë. Ai shënoi 47 gola në 54 ndeshje duke u bërë top golashënuesi më i mirë në Europë për të pestën herë.

Në gusht ai emërohet kapiten i klubit dhe fiton LaLigan, Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës.

Fiton Këpucën e gjashtë të Artë, një njetër piçiçi dhe Topin e Artë – si një shtesë për të.

LaLiga ishte fituar, por po ashtu ndodhi humbja kundër Liverpoolit në Ligën e Kampionëve dhe humbja kundër Valencias në Kupën e Mbretit.

Pandemia Covid-19 bëri që Messi të këtë një vit të vështirë me shkrime që flisnin për një pakënaqësi në mes të lojtarëve dhe drejtorëve të klubit për shkak të pagave.

Messi besonte se skuadra nuk ishte gati ta fitonte Ligën e Kampionëve dhe sezoni përfundoi pa ndonjë trofe – për herë të parë që nga viti 2008 dhe klubi nuk kishte fituar asgjë edhe pse argjentinasi e fitoi piçiçin. Poshtërimi 8-2 kundër Bayern Munich po ashtu ndryshoi gjërat.

Në gusht, ai dërgon burofaksin e njohur duke theksuar se ai nuk është më lojtar i Barcelonës dhe dëshiron që të largohet. Klubi nuk e lejon atë që të largohet dhe ai detyrohet të qëndrojë në Kataloni.

Duket se viti 2021 do të ishte viti ku gjërat do të ndreqeshin në mes të Leos dhe Barcelonës. Kthimi i Joan Laportas solli buzëqeshjen në fytyrën e Messi derisa çifti shijonin suksesin që ata patën së bashku në të kaluarën.

Nën urdhrat e Ronal Koeman at fituan Kupën e Mbretit, Messi mori një tjetër Piçiçi dhe ata ishin në garë për titull deri në fund të sezonit. Skuadra nuk ishte garuese mjaftueshëm në Ligën e Kampionëve, por ai shkoi në pushime me premtimin nga Laporta që gjërat do të përmirësoheshin.

Ai shkoi dhe fitoi titullin e parë me Argjentinën atë verë derisa kontrata e tij me klubin skadoi. Zyrtarët në Camp Nou punuan shumë për të barazpeshuar librat e tyre në mënyrë që t’i ofrojnë një kontratë të re, por situata financiare e klubit e bëri këtë të pamundshëm.

Me një deklaratë të shkurt, të ftohte dhe e përbërë nga tre paragrafë Barcelona i tha lamtumirë lojtarit më të mirë te të gjitha kohrave – atij djali i cili erdhi 21 vite më parë në këtë klub.

Lionel Messi padyshim është lojtari më i madh i të gjitha kohërave për Barcelonën, por ai nuk e arriti këtë vetëm. Gjatë tërë karrierës së tij ai ishte i rrethuar nga njerëz të cilët e ndihmuar që ai ta arrin këtë udhëtim të jashtëzakonshëm dhe e ndihmuan atë që të jetë lojtari dhe njeriu që është sot.

Nga trajneri i parë i tij në skuadrën e të rinjve deri të ata që ai ka punuar në skuadrën e parë. Po ashtu edhe shumë lojtarë senior dhe shokë të ngushtë të cilët e udhëheqen atë edhe në momentet e tij të vështirë dhe sfiduese.

Çfarë e bën Messin një lojtarë të jashtëzakonshëm nuk është vetëm aftësi e tij në fushë por po ashtu edhe jeta jashtë saj. Ai është i qetë, një burrë i rezervua i dhënë pas familjes që bën gjithçka për gruan e tij dhe fëmijët të cilët janë gurëthemeli i karrierës së tij. Babai i tij dhe dy vëllezërit të cilët janë zhvendosur që të jetojnë më të në Barcelonë para 20 viteve po ashtu kanë një pjesë të madhe në këtë udhëtim të tij, e që e kanë ndihmuar atë të marrë vendime të mëdha.

Messi është po ashtu është i përkushtuar që t’ia kushtojë kohën edhe gjërave jashtë fushe. Fondacioni i tij ka dhënë shuma të mëdha të ndihmave për ata që nuk janë të pasur. Një projekt ishte ndërtiomi i një krahu të spitalit San Joan de Deu në Barcelonë, puna e tij e afërt me UNICEFin për të punuar fanella edukative për fëmijët refugjatë nga Siria dhe programi për fëmijët e kequshqyer në luftë në Mozambik. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...