Sot do të mbahet ceremonia e varrimit për vogëlushin që vdiq tragjikisht në Lipjan, Zejn Zejnullahu.
Lajmin e ka konfirmuar gazetarja e Klan Kosovës, Endrita Bajrami, e cila dje ka qëndruar pranë vendit të ngjarjes.
Vogëlushi nxënës i klasës së katërt në shkollën “Zenel Hajdini” në Gadime të Epërme të Lipjanit, të martën nuk u kthye direkt në shtëpi, por kishte devijuar rrugën dhe dyshohet se pastaj ra në lumin e fshatit.
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka nisur hetimet lidhur me këtë rast të rëndë, raporton Klankosova.tv.
“Lidhur me rastin, pas pranimit të një informate se viktima mashkull kosovar nuk është kthyer në shtëpi, ka filluar kërkimi i tij me ç’rast nga dëshmitari mashkull kosovar i njëjti është gjetur në lum. Viktima me autoambulancë është transportuar në QKUK-Prishtinë, ku më pas ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Ndërsa në vendin e ngjarjes ka dalë njësitet përkatëse, dhe vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion
Njoftimi nga KBI-Lipjan:
“Të Allahut jemi , dhe sigurisht një ditë , tek ai do të kthehemi ”
E lusim Allahun e Mëshirshëm që të ua lehtësoi barren e sprovës familjes Zejnullahu nga Gadimja e Epërme për ndërrimin jetë të vogëlushit të tyre Zejn Zejnullahu, Allahu u dhëntë durim të vendosur.
Varrimi bëhet me datën 29.01.2026 pas namazin të ikindis,tek varrezat e fshatit Gadime e Epërme.
Allahu e mëshiroftë !


