Lampard do të shkarkohet sonte, nëse Chelsea humb kundër Leicester

PUBLIKUAR

Frank Lampard do të shkarkohet nga posti i trajnerit të Chelseat, nëse të kaltrit e Londrës pësojnë disfatë kundër Leicester City sonte në udhëtim, sipas mediave britanike.

Leicester është nikoqir i Chelseat në një ndeshje të Premierligës, që nis në orën 21:15, raporton Gazeta Express.

Derisa gjërat po shkojnë mirë për Brendan Rodgers pasi Leicesteri i tij është vetëm dy pikë larg liderit të Premierligës, Lampardi po kalon nëpër kohë të vështira në Stamford Bridge.

Chelsea është në vendin e shtatë në tabelën e Premierligës pas 18 ndeshjeve.

Skuadra e Lampardit i ka vetëm dy fitore në shtatë ndeshjet e fundit dhe Leicester mund ta shfrytëzojnë formën e dobët të klubit londinez për të ritur fitore.

Presioni ndaj Lampardit është rritur dukshëm në javët e fundit dhe është në rrezik ta humbë punën, nëse gjërat nuk ndryshojnë duke nisur nga sonte kundër Leicesterit.

A mund të shkarkohet Lampard sonte? Sipas the Athletic, përgjigja është “po”. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...