Lamine Yamal pritet të jetë gati për El Clasico

PUBLIKUAR

Barcelona dhe tifozët e saj kanë marrë një lajm pozitiv sa i përket rikuperimit të yllit të madh të ekipit, Lamine Yamal.

Mes një mori raportimesh të ndryshme rreth gjendjes fizike të Lamine Yamal, gazeta Marca tani deklaron se sulmuesi anësori i Barcelonës do të rikuperohet në kohë për El Clasicon kundër Real Madridit në fund të muajit.

Raporti shton gjithashtu se spanjolli mund të shijojë pak kohë loje kundër Gironas menjëherë pas pushimit ndërkombëtar nëse nuk ka ndonjë pengesë në rehabilitimin e tij, që do të thotë se ai do të jetë i disponueshëm për ndeshjet e ardhshme kundër Olympiacos dhe Real Madridit.

Kthimi i Yamal do të jetë një përmirësim i madh për klubin katauanas, duke pasur parasysh krizën e tyre të lëndimeve dhe rënien e papritur të formës pas humbjeve të njëpasnjëshme kundër PSG-së dhe Sevillas. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Trepça e fillon sonte eksperiencën e re në grupe të FIBA Europe Cup

Kampionia e Kosovës, Trepça sonte do ta nisë rrugëtimin në edicionin e ri të...

Kylian Mbappe e përkrahë Lamine Yamalin: Mendoj se duhet ta lënë rehat

Në muajt e fundit, superylli i Barcelonës, Lamine Yamal ka tërhequr shumë kritika shkaku...

Luis Suarez në mesin e legjendave, 600 gola në karrierë: Nëse ju them se i ëndërroja, ju gënjej

Luis Suarez e ka arritur shifrën e 600 golave në karrierë. Të shtunën mbrëma uruguaiani...