Kylian Mbappe e përkrahë Lamine Yamalin: Mendoj se duhet ta lënë rehat

PUBLIKUAR

Në muajt e fundit, superylli i Barcelonës, Lamine Yamal ka tërhequr shumë kritika shkaku i situatave kontroverse në jetën e tij personale.

Në këtë temë, atij i kanë dalur në mbrojtje nga personeli i tij i afërt, por edhe një nga rivalët e tij e ka përkrahur.

Duke folur për “Movistar+”, lojtari i Real Madridit, Kylian Mbappe ishte pyetur për mendimin e tij rreth sjelljeve të Yamalit jashtë fushës, dhe sipas tij, ylli i Barcelonës duhet të lihet rehat.

“Unë mendoj se është një kohë ndryshe. Ai luan për një klub që është më i madh se i imi, dhe me gjithë respektin për Monacon. Nuk mendoj se ka një zgjidhje, ai do të ketë përvojën e tij. Ai ka pasionin për futbollin dhe është e vetmja gjë që nuk duhet ta humbasë. Njerëzit flasin shumë për jetën e tij private, dhe mendoj se duhet ta lënë rehat”, tha Mbappe.

“Duhet ta kuptoni që në futboll ai është një lojtar i madh, por në jetë ai është një djalosh 18-vjeçar. Çdokush bën gabime. Duhet të shohim se çkla bën ai në fushë, pjesa tjetër nuk është e rëndësishme, nëse nuk është serioze. Ai ka një talent të veçantë. I dëshiroj shumë suksese”, shtoi franvezi.

Mbappe po ashtu e shfrytëzoi mundësinë të mohojë çdo dyshim rreth marrëdhënies së tij me superyllin e Realit, Vinicius Jr.

“Dy lojtarë të famshëm në një ekip, shesin më shumë gazeta. Kam një marrëdhënie shumë të mirë me Viniciusin, më mirë këtë vit madje, sepse e kemi njohur njëri-tjetrin më mirë, si lojtarë po ashtu. Kemi të njëjtin objektiv: të fitojmë tituj me Realin. Nëse e duam këtë, duhet të jemi në më të mirën tonë”, përfundoi Mbappe./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Trimat Dardanë do të marrin sot rrugën drejt Bratisllavës, nesër i pret sfida jetike me Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po i vazhdon përgatitjet për përballjen e nesërme me Sllovakinë, e...

“Ka kualitet”, Franco Foda për Zhegrovën: Është lojtar i rëndësishëm!

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda u paraqit në konferencë për media para...

E duan Interi e Juventusi, por Liverpooli e ka një përgjigje për Alissonin

Thashethemet e ditëve të fundit për të ardhmen e pasigurt të Alisson Becker te...