Luis Suarez në mesin e legjendave, 600 gola në karrierë: Nëse ju them se i ëndërroja, ju gënjej

PUBLIKUAR

Luis Suarez e ka arritur shifrën e 600 golave në karrierë.

Të shtunën mbrëma uruguaiani arriti të shënojë në fitoren 4:0 të Inter Miamit kundër Atlanta United në ligën MLS.

38-vjeçari në karrierën e tij të lavdishme ka fituar gjithçka që është e mundur: një Champions, një Botëror të Klubeve, 5 La Liga, 4 Copa del Rey, dy Superkupa të Spanjës, pastaj ka triumfuar edhe në Angli një herë në Kupën e Ligës, derisa në Holandë një titull në Eredivisie dhe një Kupë nacionale.

Në Brazil me Gremion i fitoi dy kampionate Gauch, kurse në Uruguai tri kampionate, derisa me Kombëtaren e Uruguait e fitoi Copa American, shkruan “Gazeta Express”.

Në nivelin individual, Suarez e ka fituar shtatë herë titullin e golashënuesit më të mirë në kompeticione të ndryshme, ndërsa e ka fituar dy herë edhe Këpucën e Artë.

Ai është golashënuesi më i mirë në histori të Kombëtares së Uruguait me 69 gola në 143 ndeshje.

Vetë Suarez e ka komentuar këtë arritje me një postim në llogaritë e tij në rrjetet sociale.

“Nëse ju them se i kam ëndërruar, ju gënjej. Kurrë nuk kam mundur të besoja se do të arrija aq shumë në karrierë. U jam falënderues krejt klubeve ku kam luajtur, pastaj Seleccion, bashkëlojtarëve, trajnerëve, zyrtarëve, punëtorëve të ndryshëm në klube, familjes sime dhe tifozëve. Krejt këta bëjnë pjesë në këtë objektiv të arritur. Gjithmonë ekziston një faqe më shumë…”, shkroi njëri prej sulmuesve më të mirë në Evropë në 15 vjetët e fundit. /Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...