Lamborghini Huracan nuk i duket asgjë, kërkon t’ia mbulojnë me 1.3 milion kristale Swarovski (Video)

PUBLIKUAR

Të gjithë e kthejnë kokën, kur një Lamborghini kalon nëpër rrugë, teksa ia shikojnë me admirim linjat e mahnitshme që ka.

Mirëpo, dikujt i është dukur i thatë modeli Huracan dhe ka kërkuar t’i mbulohet me 1.3 milion kristale Swarovski, transmeton Telegrafi.

Në këtë formë, është siguruar se askush nuk do të mbetet pa e shikuar në rrugë, ndërsa shumica do të kenë dëshirë të bëjnë së paku një fotografi.

Ky Lambo është i Daria Radionova nga Londra, që nuk është e panjohur për mbështjelljen e veturave me kristale.

Para dy vitesh, ajo kishte kërkuar nga një studio që t’ia mbulojnë në të njëjtën formë një Mercedes CLS35, ndërsa një Bentley Continental me kadife, si dhe një kurorë gjigante prej kristalesh. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...