Lamborghini Aventador SVJ duket se është gati për një rekord të ri (Video)

PUBLIKUAR

Pamjet e shfaqura nga pista, tregojnë se diçka e re dhe e fuqishme po vjen

Tashmë dihet që Lamboghini është duke punuar në atë, që mund të jetë Aventadori i fundit, i njohur si SVJ, transmeton Telegrafi.

Bazuar në disa imazhe të spiunëve dhe burime të afërta, besohet se ky model do të jetë më i shpejti i lejuar për rrugë, që Lamborghini e ka krijuar ndonjëherë.

Nuk dihet se për çfarë shpejtësie bëhet fjalë, por thuhet se e ka thyer rekordin e Nurburgringut të Gjermanisë.

Nëse e ka kaluar rekordin që e mbanë Porsche 911 GT2 RS, atëherë kemi të bëjmë me kalimin e shtegut për 6:47.25.

Ironikisht, të dyja brendet si Lamborghini ashtu edhe Porsche, janë pjesë të mbretërisë Volkswagen Group.

Andaj, nuk ka më mirë se sa një garë miqësore. Më poshtë mund të shihni këtë Aventador me shtresën për kamuflazh, që kalon me shpejtësi nëpër pistë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...