Lamborghini Aventador si hibrid i elektrifikuar që prodhon 1,000 kuaj fuqi (Foto)

PUBLIKUAR

Stili i makinës më të rëndësishme nga Lamborghini, do të jetë i bazuar në Terzo Millennio

Nuk është sekret, se Lamborghini Aventador do të jetë një hibrid i elektrifikuar, vetëm se Car Magazine ka mësuar disa detaje shumë të këndshme për këtë super-makinë, transmeton Telegrafi. Raporti thotë se makina nuk arrin para 2020, ndërsa do të kenë një emër nga folklori i Lamborghinit.

Dizajni dhe stili në përgjithësi, janë të bazuara nga Terzo Millennio, ndërsa do të ketë dukje edhe më ekstreme se versionet e modeleve Lamborghini me formate të zgjatura.

Sipas raportit, ky Aventador me dy dyer, do të ndërtohet në një konstrukt karboni, me peshë shumë të lehtë. Në brendësi do të ketë edhe dy motorë elektrikë, Si dhe hapësirën për motorin kryesor me 6.5 litra.

Mënyra e ndërtimit dhe motorët, do t’i mundësojnë Lamborghini Aventador të ri, që të mund të prodhojë deri në 1,000 kuaj fuqi.

Ende nuk janë dhënë specifikat tjera, siç është mundësia e lëvizjes me shpejtësi, që pritet të mësohet së shpejti. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...