Në shtëpi gjithmonë kemi një lakër, rezervë, në mënyrë që të bëjmë sallatë të shpejtë, ndërkaq pikërisht lakra e freskët është më e shëndetshme.
Që kur mbahet në mend flitet se zbut apo shëron të gjitha problemet shëndetësore, transmeton Telegrafi.
Nëse nuk e preferoni, por megjithatë do të dëshironit që ta “fusni” në organizëm në mënyrë që të përmirësoni shëndetin tuaj, ju këshillojmë që të provoni këtë pije nga lakra e freskët.
Falë shtesës së lëngut nga aloe vera (mund ta gjeni në çdo dyqan të ushqimit të shëndetshëm), xhenxhefil apo menta, ka shije të shkëlqyeshme, andaj do të mund ta pini shpejt me një gllënjkë.



