Lajmi i fundit: Të shtëna në Berlin, plagosen katër persona

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Lajçak thotë se shoqëritë e Kosovës dhe Serbisë s’e duan normalizimin: Sa herë Kurti e Vuçiq bëjnë ndonjë hap, ka kritika

Emisari i BE’së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, përgjegjës për bisedimet Kosovë-Serbi, ka thënë...

Moti sot me diell dhe vranësira: minimalja 0 gradë Celsius, maksimalja deri në 16

Moti sot parashihet të jetë me diell dhe vranësira të pakta në orët e...

Së paku katër persona janë lënduar gjatë të shtënave që ndodhën në orët e para të së shtunës në Berlin, njoftuan autoritetet gjermane.

Një zëdhënëse e policisë tha se katër persona janë dërguar në spital pas të shtënave që ndodhën në distriktin Kreuzberg, shkruan Deutsche Welle, transmeton Gazeta Express.

Një fotograf i agjencisë DPA tha se të shtënat ndodhën në Rrugën “Stresemannstrasse”, afër zyrave të partisë së qendrës së majtë, SPD apo Partia Socialdemokrate.

Raportohet se njëri prej personave të lënduar është nxjerrë nga një kanal afër vendit të ngjarjes pasi ishte futur në të në përpjekje për të shpëtuar nga sulmi.

Shërbimet emergjente fillimisht i trajtuar personat e lënduar në vendin e ngjarjes, por më pas i dërguan në spital për trajtim të mëtejmë.

Zëdhënësja e policisë tha se nuk ka shenja për motiv politik të këtij sulmi, por situata ende është shumë e paqartë. Autorët e sulmit nuk janë identifikuar ende dhe kanë ikur shpejt nga vendi i ngjarjes.

Policia e ka filluar operacionin e kërkimit të të dyshuarve. Kërkimi është realizuar përmes një helikopteri dhe përmes patrullimit të policëve përreth një stacioni të trenit.

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...