LAJMI I FUNDIT: Rusia suspendohet nga Këshilli i Evropës

PUBLIKUAR

Rusia është suspenduar nga Këshilli i Evropës, ka bërë të ditur ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio, shkruan Al Jazeera, trasnmeton Express.

“Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës, me të cilin Italia mban presidencën, ka marrë vendimin për të suspenduar Federatën Ruse nga anëtarësimi i saj”, tha Di Maio në një deklaratë.

“Italia e konsideron këtë si një masë të nevojshme në dritën e agresionit ushtarak të papranueshëm të Rusisë kundër Ukrainës, i cili përbën një shkelje serioze të ligjit ndërkombëtar”, shtoi ai.

Këshilli i Evropës u formua pas Luftës së Dytë Botërore për të mbrojtur të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit në të gjithë kontinentin. Është e ndarë nga Bashkimi Evropian./Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...