LAJMI I FUNDIT: Pas një kohe të gjatë, asnjë rast i konfirmuar me COVID

PUBLIKUAR

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19, raporton Gazeta Express.

Gjatë kësaj kohe nuk është raportuar asnjë rast i ri i infektuar me këtë virus.

Sot janë shëruar 28 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.396

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

29 Maj 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 25 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.828.983 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 823.036 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Deri më sot janë dhënë 102.721 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Nga 469 testime, 0 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 28 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.134.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 75.
➡Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!

 

SHIKO MË SHUMË

Vjosa Osmani i kërkon presidentes ta kthejë fotografinë e Ibrahim Rugovës

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tash deputete e LDK-së, ka reaguar lidhur me zhvendosjen...

Arrestohet në rajonin e Gjilanit një shtetas gjerman, policia ia gjen 43 armë të gjata automatike në veturë

Një shtetas gjerman është arrestuar sot në rajonin e Gjilanit nën dyshimin për përfshirje...

500 euro gjobë, pikë negative, konfiskim veture e ndalim vozitje- Policia ndëshkon tre shoferë në Ferizaj

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Ferizaj janë ndëshkuar tre persona për kundërvajtje...