Lajmi i fundit: Eriksenit do t’i vendoset një defibrilator kardioverter në zemër

PUBLIKUAR

Christian Eriksenit do t’i vendoset një defibrilator kardioverter i implantueshëm në zemër, pas arrestit kardiak që e pësoi në fushë në një ndeshje të Euro 2020 të shtunën, ka konfirmuar mjeku i Kombëtares së Danimarkës, Morten Boesen.

Defibrilatori kardioverter i implantueshëm (ICD) është një pajisje e vogël elektronike e lidhur me zemrën. Përdoret për të monitoruar dhe ndihmuar vazhdimisht në rregullimin e problemeve elektrike potencialisht të shpejtë dhe kërcënuese për jetën me zemrën.

Erikseni pësoi arrest kardiak në fushë në përfundim të pjesës së parë mes Danimarkës dhe Finlandës në ndeshje hapëse të Grupit B në Euro 2020 të shtunën dhe u rikthye në jetë me defibrilator nga ekipi mjekësor i kombëtares, raporton Gazeta Express.

Ai u dërgua më pas në Rigshospitalet, një spital afër stadiumit Parken në Kopenhagë, ku ndodhet i shtrirë që prej atëherë.

Boesen tha se Erikseni kishte “vdekur”, por tretmani i shpejtë mjekësor në fushën e lojën dhe më pas nga stafi mjekësor bëri që ai të rikthehejë.

Duke folur të enjten për gjendjen e tij shëndetësore, Boesen tha: “Pasi Christiani ka kaluar nëpër ekzaminime të vështira të zemrës, është vendosur që ai duhet të këtë një ICD. Ky mjet është i nevojshëm pas arrestit kardiak, për shkak të çrregullimeve të ritmit të zemrës”.

Ai shtoi: “Erikseni e ka pranuar këtë vendim dhe plani është konfirmuar nga specialistët vendorë dhe ndërkombëtarë, të cilët e kanë rekomanduar të njëjtin tretman”.

“Ju bëjmë thirrje të gjithëve që ta lejojnë Christianin dhe familjen e tij të jetojnë të qetë dhe në privatësi në këtë kohë”.

 

 

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...