Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur në kryqin e Lipjanit, magjistralja Prishtinë-Ferizaj.
Gazetari i Periskopit raporton nga vendi i ngjarjes se pesë ambulanca janë nisur drejt QKUK-së në Prishtinë.
Ndërkohë ka arritur një numër i madh i policëve në vendin e ngjarjes.
Periskopi ju mban të informuar me rastin në vazhdim.




