LAJMI FUNDIT | Paralajmron Imri Ahmeti: Jam kandidati i parë për të dytin e partisë

PUBLIKUAR

Tashmë kanë mbetur edhe pak ditë ku LDK do të zgjedhë kryetarin edhe kryesinë, por si duket do të ketë shumë kandidat për të udhëheqë këtë parti.

LipjaniNews gjatë ditës ka provuar të kontaktojë edhe Kryetarin e Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti i cili doli fitues në Lipjan me një përqindje të lartë të votave.

LipjaniNews ka pyetur Kryetarin Ahmeti se a do ti futet garës për të parin e partisë ai ka qeshur duke thënë se do të futet në garë për të dytin.

“Për të parin e partisë duket ka mjaft konkurrent unë do konkurroj për të dytin e partisë sepse po duket që të gjithë ja kanë mësy vetëm kryetarllekut pa marrë parasysh edhe shumë faktorë të tjerë përveç gadishmërisë për të qenë i pari i partisë”, tha Ahmeti.

“Prandaj duket mua me ka mbet të jam kandidat i parë për të dytin e partisë” tha Imri Ahmeti duke qeshur.

SHIKO MË SHUMË

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se Ankuesi mashkull Kosovar ka raportuar se nga shtëpia e...

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...

Ngushëllohet familja Shala me rastin e vdekjes së Jorik Shala

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Shala me rastin e vdekjes...