Komuna e Lipjanit është vlerësuar si komuna e parë në Kosovë në Indeksin e Konkurrueshmërisë së Komunave.
“Komuna e Lipjanit vlerësohet e para në Kosovë nga USAID për Indexin e Konkurrueshmërisë së Komunave”, ka shkruar Kryetari Imri Ahmeti në facebook.
“Ndihem mirë kur Komuna e Lipjanit merr vlerësime pozitive, edhe sot është konfirmuar në projektin e USAID në Indexin e Konkurrueshmërisë se Komnave të implementuar nga Instituti Riinvest ku Lipjani shpallet përsëri Komuna e parë me performancën më të lartë.
Ky vlerësim është meritë e përkushtimit të përbashkët me të gjithë qytetarët e Lipjanit”, ka shkruar Ahmeti.


