LAJME të shkëlqyeshme për femra: Edhe në moshën 50 VJEÇE mund të LINDNI FËMIJË!

PUBLIKUAR

Hulumtuesit mjekësor kanë konstatuar që tani është e mundshme edhe femrat të cilat janë në menopauzë mund të lindin fëmijë, sepse ekziston procesi komplet me të cilin ndikohet në ripërtëritjen e ngjizjes.

Ata thonë që kjo teknikë funksionon edhe te femrat të cilat madje pesë vjet nuk kanë pasur menstruacione, transmeton Telegrafi.

Në të vërtetë, fjala është për rinimin e vezoreve për t’u bërë të afta që të prodhojnë qeliza vezore.

Shkencëtarët, duke përdorur këtë proces, kanë arritur të pllenojnë dy qeliza vezore, përkatësisht të krijojnë dy embrione, të cilat tani presin të mbillen në mitër.

Edhe 30 femra i janë nënshtruar këtij tretmani për të cilin thuhet që është i suksesshëm në dy të tretat e rasteve.

Ekziston madje një për qind e femrave të cilat hyjnë në menopauzë rreth moshës 40 vjeçe, qoftë për shkak të çrregullimit hormonal, qoftë për shkak të terapisë së shërimit nga kanceri.

Për to kjo është rilindje e plotë, sepse tani kanë shansin që të bëhen nëna.

Vezoret rinohen me ndihmën e plazmës së gjakut, e cila shërben për rigjenerimin e indeve.

Kur plazma injektohet në vezore të cilat kanë pushuar së funksionuari, fillon procesi i përtëritjes së ciklit menstrual kur edhe është e mundshme të mblidhen së paku dy deri në tri qeliza vezore të përshtatshme për ngjizje. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...