“Lajm i rremë”: Pogba e mohon lajmin se e ka braktisur Kombëtaren e Francës

PUBLIKUAR

Paul Pogba e ka hedhur poshtë lajmin e tabloidit britanik se ai e kishte braktisur Kombëtaren e Francës pas deklaratës së presidentit të Francës, Emmanuel Macron, se islami është gjoja burim i terrorizmit ndërkombëtar.

Mesfushori i Manchester Unitedit e ka quajtur të rremë lajmin e The Sun se ai kishte marrë vendim për të hequr dorë nga kombëtarja pas komenteve të liderit të vendit të premten, raporton Gazeta Express.

Në një artikull të publikuar të dielën vonë, The Sun shkroi se prapa vendimit të tij qëndron edhe vendimi i qeverisë franceze për ta nderuar mësuesin i cili publikoi fotografi fyese të profetit Mohamed, të cilat e kanë hidhëruar dhe zemëruar Pogban.

Megjithatë, mesfushori 27-vjeçari i ka hedhur poshtë këto thashetheme përmes një reagimi në Instastory në Instagram.

“E papranueshme, lajm i rremë”, shkruhet në fotografinë e publikuar nga Pogba ku shihet lajmi i The Sun.

Mësuesi Samuel Paty u sulmua rrugës për në shtëpi dhe iu hoq koka për shkak të fotografive të profetit.

Presidenti Macron e përshkroi vrasjen si sulm terrorist islamik i cili ia mori jetën mësuesit francez.

“Të qenët të bashkuar dhe të palëkundur janë përgjigjet e vetme ndaj monstruozitetit të terrorizmit islamist”, kishte thënë Macron.

Pogba thuhet t’i ketë vlerësuar komentet e Macronit si fyerje ndaj tij dhe ndaj myslimanëve francezë, posaçërisht duke e parë se islami është feja e dytë në Francë pas krishterimit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...