Lajm i mirë për qytetarët e këtyre fshatrave Gadime, Ribar i Madh, Janjevë e Kraishtë

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës, Imri Ahmeti vitin e kaluar ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Agjencinë Kadastrale të Kosovës (AKK) për realizimin e një projekti të rëndësishëm që do të sjellë përmirësime të mëdha në sistemin kadastral për këto zona që pritet të filloj sëshpejti.

Ky projekt ambicioz ka për qëllim rindërtimin dhe përditësimin e Kadastrit për keto zonat kadastrale, ka shkruar Drejtoresha Kadastrit, Safete Amerllahu

📍JANJEVË
📍GADIME E EPËRME
📍RIBAR I MADH
📍KRAISHT

Përfitimet e qytetarve nga ky proces janë:

● Shqyrtimi dhe vendosja për njohjen dhe zyrtarizimin e të drejtave pronësore jo kontestimore mbi pronat e paluajtshme, për rastet e trashëgimive të pa formalizuara;

● Shqyrtimi dhe vendosja për njohjen e pronësisë në rastet e shitblerjeve të kryera përmes marrëveshjes jo formale/gojore, të cilat nuk janë zyrtarizuar;

● Realizimi i matjeve gjeodezike dhe përgatitja e dosjeve për proces të legalizimit; si dhe

● Matja, krijimi, ndryshimi dhe regjistrimi i njësive kadastrale – parcelave, ndërtesës dhe pjesëve të ndërtesës.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Lipjan, ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari (m/k), pasi që në vazhdimësi...

Dyshohet se u vodhën para nga arka e bamirësisë në një xhami në Lipjan

VJEDHJE E RËNDË Policia Kosovës ka njoftuar se dyshohet se dy persona  meshkuj shqiptar shtetas...

Nis viti i ri shkollor në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan

Në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan ka nisur viti i ri shkollor për të...