Lajm i mirë: Haxhi këtë vit mbahet por me numër të kufizuar

PUBLIKUAR

Arabia Saudite do të kufizojë rreptësisht numrin e njerëzve që mund të marrin pjesë në pelegrinazhin e haxhit të këtij viti në Mekë.

Sipas mediave shtetërore saudite kjo ndodhë për shkak të pandemisë, covid19.

Ministria e Haxhit dhe Umrah e Arabisë Saudite tha se pelegrinazhi vjetor do të mbahet në një numër shumë të kufizuar pelegrinësh të të gjitha kombësive që tashmë banojnë aty.

Një deklaratë e ministrisë thoshte se ndërsa rastet e Covid-19 vazhdojnë të rriten globalisht, dhe për shkak të rreziqeve të përhapjes së koronavirusit në hapësira të mbushura me njerëz dhe nga vendet e tjera, Haxhi do të zhvillohet këtë vit me një numër të kufizuar pelegrinësh nga të gjitha kombësitë që banojnë vetëm në Arabinë Saudite, të cilët janë të gatshëm të kryejnë haxhin.

“Ky vendim është marrë për të siguruar që Haxhi të kryhet në mënyrë të sigurtë ndërsa të gjitha masat parandaluese për të mbrojtur myslimanët do t’u përmbahen rreptësisht mësimeve të Islamit në ruajtjen e shëndetit dhe sigurisë sonë’’, theksohet në deklaratën e lëshuar, njofton Klan Kosova.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...