Lajçak: Nuk u arrit marrëveshje për targat, por shënuam progres për energjinë

PUBLIKUAR

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë që në takimet e sotme nuk është arritur marrëveshje për targat.

Ai këtë e ka thënë pas takimit në Bruksel me dy kryenegociatorët, atë të Kosovës, Besnik Bislimin, si dhe atë nga pala serbe, Petar Petkoviq.

“Sapo përfundova takimet e sotme me kryenegociatorët në Bruksel”, ka shkruar Lajçak në llogarinë e tij në Twitter.

“Rezultatet janë të përziera. Me keqardhje, nuk u arrit marrëveshje për targat, sidoqoftë shënuam progres në pikat tjera përfshirë dhe energjinë”.

“Puna do të vazhdojë”, ka përfunduar Lajçak postimin e tij.

LAJME TË NGJASHME

SHIKO MË SHUMË

Vjosa Osmani i kërkon presidentes ta kthejë fotografinë e Ibrahim Rugovës

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tash deputete e LDK-së, ka reaguar lidhur me zhvendosjen...

Arrestohet në rajonin e Gjilanit një shtetas gjerman, policia ia gjen 43 armë të gjata automatike në veturë

Një shtetas gjerman është arrestuar sot në rajonin e Gjilanit nën dyshimin për përfshirje...

500 euro gjobë, pikë negative, konfiskim veture e ndalim vozitje- Policia ndëshkon tre shoferë në Ferizaj

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Ferizaj janë ndëshkuar tre persona për kundërvajtje...