Lajçak në Prishtinë: Kosova do ta respektojë marrëveshjen për Asociacion

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Një personi në Lipjan i sekuestrohet një armë me 13 fishekë

Sipas raportit nga Policia Kosovës bëhet e ditur se është shoqëruar në stacionin policor...

Dy raste të tentim vjedhje në Shkolla në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar për dy raste të temtim të vjedhjes në dy shkolla...

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun e Kosovës me Serbinë, Miroslav Lajçak, në një konferencë për media ka thënë se Kosova ka konfirmuar se do t’i respektojë të gjitha zotimet, përfshirë edhe themelimin e Asocacionit të Komunave Serbe.

Ai tha se zotimi për respektimin e themelimit të Asocacionit të Komunave Serbe është rezultati më i rëndësishëm dhe më pozitiv në vizitën e tij në Kosovë.

“Dialogu është tepër i rëndësishëm për të ardhmën evropiane të Kosovës. Dialogu duhet t’i përmbyll të gjitha çështjet e hapura. Unë i nxisë të gjithë bashkëbiseduasit që të jenë të bashkuar në dialog. Në të gjitha takimet partnerët e mi shprehën përkrahje për dialogun dhe konfirmuan se Kosova do t’i respektojë të gjitha zotimet përfshirë edhe themelimin Asociacionin e Komunave Serbe”, tha Lajçak.

Ai shtoi se “Unë e kuptoj ndjeshmërinë e temës por të jem shumë i qartë, në njërën anë, BE nuk do destabilizim të Kosovë, por njëkohësisht Kosova ka bërë zotim për marrëveshje dhe duhet të tregojë konsistencë për zbatim”.

Lajçak është duke qëndruar që dy ditë në Kosovë, ku sot u prit në takim nga kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa. Lajçak po ashtu u takua edhe me krerët më të lartë të shtetit të Kosovës për të diskutuar rreth dialogut me Serbinë. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Kusari-Lila demanton Vlora Çitakun: Me PDK-në s’kemi biseduar për zgjedhjet

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, i është kundërpërgjigjur...

Mot i vranet dhe me shi

Për të premten parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët, ku pritet të ketë...

Vranësira e shi, parashikimi i motit për sot

Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të...