Lacazette pritet të largohet nga Arsenali

PUBLIKUAR

“Gunners” janë të gatshëm t’i dëgjojnë ofertat për sulmuesin francez gjatë verës që vjen

Alexandre Lacazette pritet të largohet nga Arsenali gjatë verës që vjen.

Lajmin e ka bërë të ditur portali britanik “Football London”.

“Gunners” janë të gatshëm t’i dëgjojnë ofertat për 29 vjeçarin.

Sulmuesi i rrezikshëm ka kontratë me “Topçinjtë” deri në vitin 2022.

Dhe, ai nuk e ka ndërmend ta vazhdojë atë, përcjell Gazeta Express.

Andaj, Arsenali do të jetë i detyruar ta shesë gjate verës, për të mos e humbur pa para vitin tjetër.

Roma, Monaco dhe Atletico Madridi kanë shprehur interesim në muajt e fundit për 29 vjeçarin.

Aktualisht, bashkë me Aubameyang, Lacazette e përbën një sulm të frikshëm në Arsenal. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...