Kylie Jenner pozon me llojet e reja të bikineve nga linja e saj “Kylie Swim”, njofton fansat se disa tashmë janë shitur

PUBLIKUAR

Kylie Jenner la të kuptohet se ndjekësit e saj në Instagram do të duhet të veprojnë shpejt nëse duan të blejnë disa nga modelet më të njohura nga linja e saj e re e rrobave të banjës, duke zbuluar të dielën (19 shtator) se disa artikuj janë shitur tashmë.

Duke ndarë pamjet nga prapaskenat e saj duke pozuar me stilin e njohur “Kylie”, nëna e dy fëmijëve, mund të shihet e shtrirë, ndërsa punonte për të gjetur këndet e saj më të mira për fotosesion në bikini të kuqe të ndezur dhe e mbuluar me vaj, shkruan DailyMail.

Në një klip të dytë, miliarderja shihet në modelin e bikineve “Caicos” dhe u tha ndjekësve të saj se ky model ishte shitur tashmë në madhësitë XS dhe S dhe shtoi se ajo mbante të veshur një madhësi M.

Foto: Kylie Jenner/Instagram

Kylie ka pozuar personalisht për shumicën e llojeve të bikineve të linjës së saj.

Foto: Kylie Jenner/Instagram

Ndërsa, pak orë më vonë më e vogla nga familja e famshme Kardashian-Jenner, e cila së shpejti pritet të bëhet nënë për herë të dytë, ka ekspozuar edhe barkun e rrumbullakosur.

Ajo po ashtu ka ndarë me adhuruesit një imazhe të këndshëm me vajzën e saj të madhe, Stormi.

Foto: Kylie Jenner/Instagram

Kylie lansoi linjën e saj të bikineve më herët gjatë këtij muaji pasi paraqiti dokumentet ligjore për të vendosur emrin e markës “Kylie Swim” nga Kylie Jenner në muajin maj.

24-vjeçarja tashmë ka edhe dy marka të njohur dhe të suksesshme në emrin e saj “Kylie Cosmetics” dhe “Kylie Skin”. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Gjesti dënohet me dy vite burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë

Gjesti është dënuar me dy vite burgim me kusht, ndërsa dënimi nuk do të...

Një dashuri që nuk njeh kufi, Luizi kalon rrethojat për një puthje të Kiarës

Ish-banorët e Big Brother VIP Albania, Luizi dhe Kiara, vazhdojnë të jenë një nga...

Lyrical Son bën thirrje publike: Ejani në “Marshin për Liri” më 12 shtator

Reperi i njohur, Lyrical Son, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në “Marshin për Liri”,...