“Ky nuk është Interi i çmendur, ky është Interi i Antonio Contes”

PUBLIKUAR

Milan Skriniar thotë se zikaltrit nuk janë më Interi i çmendur dhe nënvizoi se fokusi i skuadrës së Antonio Contes është të bëjë sa më pak gabime që është e mundur.

Interi i ka fituar shtatë ndeshje radhazi në Serie A dhe është i pamposhtur në 10 ndeshjet e fundit, një ecuri mbresëlënëse kjo që i ka ndihmuar ta zërë pozitën e parë me gjashtë pikë më shumë se vendi i dytë, Milan, transmeton Gazeta Express.

“Ky nuk është më Interi i çmendur. Ky është Interi i Contes”, tha Skriniar për Tuttosport.

“Këtë vit, Serie A është më e barabartë se në sezonet e tjera. Jemi të lumtur që jemi në vendin e parë, por duhet të qëndrojmë atje deri në fund”, shtoi ai.

Përfaqësuesi i Sllovakisë ka thënë se do të bëjë tatuazh trofeun e Serie A nëse Interi shpallet kampion.

“Tani duhet të përqendrohemi për të bërë sa më pak gabime. Nëse e fitojmë Scudetton, atëherë do ta bëjë trofeun tatuazh. Do të ishte një çast për t’u mbajtur në mend përherë”, shtoi ai.

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...