Ky është xhihadisti shqiptar, i njohur si “007 i ISIS-it”, që u ekzekutua në Siri

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Oriola Marashi në deti, “trazohet” interneti

Oriola Marashi ka publikuar një fotosesion nga pushimet e saj luksoze në një vend...

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti po vazhdon të tregojë disa nga të arriturat e...

Shqiptarët që prej nisjes së konfliktit të përgjakshëm në Siri janë rreshtuar në krahun e ISIS duke qenë edhe persona me mjaft ndikim. Ndaj, sa herë është folur në lidhje me emra të spikatur të cilët kanë dhënë mesazhe kërcënimi kryesisht për shqiptarët dhe për gjithë Ballkanin, ata përbënin lajm dhe jo vetëm, shkruan Shekulli.

Të gjithë agjencitë ndërkombëtare vepronin njëherësh për të bërë të mundur bllokimin e ndonjë nisme të vërtetë nga ato që premtonin. Në fakt shumë prej atyre që janë vendosur në krye të grupeve të ndryshme janë vrarë në luftime, ose kështu pretendohet të paktën.

Pas Lavdërim Muhaxherit, djalit nga Kosova i cili dukej se ishte si kapo në një grup të caktuar, i cili u tha se u vra disa muaj më parë, një gazetë zvicerane shkruan për një tjetër shqiptar të vrarë. Çudia e madhe është se viktima që mendohet se daton fundmajin e këtij viti si akt, vrasja e tij, ishte zotuar pu8blikisht se do të shkatërronte Ballkanin, ndërsa sipas të dhënave të zviceranëve, mësohet se shqiptari i ISIS luante rolin e agjentit sekret për çështjet e ISIS në Ballkan. I konsideruar si “007 e Ballkanit”, djali ishte vetëm 26 vjeç dhe ishte i rritur në Zvicër. Një prej mediave më të rëndësishme në Zvicër i ka kushtuar një hapësirë të konsiderueshme historisë së shqiptarit të Maqedonisë që kërcënonte Ballkanin në emër të ISIS!

Historia e xhihadistit

Mediat zvicerane raportojnë se xhihadisti shqiptar nga Maqedonia, që kërcënoi me sulme Evropën dhe konkretisht Zvicrën, është vrarë nga një sulm ajror i SHBA në maj të këtij viti në Siri. Sipas gazetës ‘Sonntags Zeitung’, 26-vjeçari Orhan Ramandani ka qenë njëri ndër luftëtarët e rangut më të lartë të ISIS. 26-vjeçari ka jetuar edhe në Zvicër, konkretisht në Dübendorf të Kantonit të Zyrihut. Shqiptari ka pasur lidhje të forta edhe me Qëndrim Ramadanin, i dënuar me burg të përjetshëm në Turqi për aktivitetet në shërbim të ISIS-it. Gazeta përshkruan ngritjen në karrierë të shqiptarit në ushtrinë terroriste, duke u mbështetur në fotografitë ku ai paraqitet me luftëtarë të rangut të lartë të ISIS-it dhe në burime tjera.

Shqiptari nga Maqedonia kishte arritur të bëhej shef i shërbimit informativ të ISIS-it për rajonin e Ballkanit. Ndërsa sipas Koalicionit anti-ISIS, të udhëhequr nga amerikanët, Orhan Ramadani i mbiquajtur edhe si Daniel al-Albani, kishte planifikuar nga Siria sulme terroriste jashtë vendit, mes tjerash edhe në Evropë. Shqiptari ishte zhdukur nga Zvicra në vitin 2014, ndërsa pas një viti ishte paraqitur në një video propagandistike të ISIS-it. Kur, gazeta “SonntagsZeitung”, në vitin 2015 kishte bërë hulumtimin e parë lidhur me këtë problematikë, ajo kishte konfirmuar faktin se i riu kishte qëndruar një kohë në Zvicër, duke thënë se do të kthehej sërish aty, por kësaj rradhe me ushtrinë e ISIS-it. Në Siri, Orhan Ramadani kishte luftuar në njësitin e njëjtë kua kanë bërë pjesë edhe Valdet Gashi (ish kampion thaiboksi) dhe Christian-i, një zviceran i konvertuar në islam, të dy nga Winterthur-i, i kantonit të Zyrihut.

Origjina e xhihadistëve

Më tej gazeta e përmendur merret me ambientin prej nga rrjedhin xhihadistët që shkojnë nga Zvicra në “luftën e shenjtë” në Siri dhe në Irak. Ata janë me shumicë dërrmuese me prejardhje nga Ballkani, kryesisht nga Kosova, Maqedonia dhe Bosnja. Kjo, përpos përkatësisë myslimane të popullsisë së këtyre vendeve, shpjegohet edhe me përpjekjet e mëdha të ISIS-it që aktivitetet e veta drejt Evropës t`i orientojë duke shfrytëzuar këto vende të Ballkanit si urë lidhëse. Sipas njoftimit të aleancës anti ISIS thuhet se shqiptari është vrarë më 21 maj nga një sulm ajror në afërsi të lokalitetit sirian, Mayadin në luginën e Eufratit. Më 3 gusht të vitit 2017, Departamenti amerikan i Mbrojtjes njoftoi në faqen e vet të internetit, se ka vrarë disa luftëtarë të ISIS-it në Siri.

Tri vitet e përballjeve me shqiptarët që luftojnë për ISIS

Ishte viti 2014 kur Prokuroria e Krimeve të Rënda zbardhi emrat e 6 shqiptarëve të vrarë në Siri! Ishin shtetas të Shqipërisë, ndërsa flitej se shqiptarët e Kosovës dhe të Maqedonisë ishin më të shumtët që kishin marrë përsipër të luftonin në kampet e ISIS në Siri. Në fakt ishin informacionet që vinin nga shërbime sekrete të vendeve të ndryshme që angazhuan edhe të gjithë strukturat tona të hetimit dhe të zbulimit që të merreshin me lidhjet e tyre kryesisht në Shqipëri dhe Kosovë, pasi ekzistonin të dhëna se nga Shqipëria niseshin grupe të organizuara që kalonin nëpërmjet Turqisë në kampet e ISIS në Siri.

Kështu përveç 6 të vrarëve u tha se nga grupi i akuzuar për terrorizëm dhe xhihad, u plagosën edhe 12 të tjerë. Aso kohe organi i akuzës konfirmoi se kishte marrë një raport të gjatë të dërguar nga SHISH që fliste për të gjithë procesin e kryer, rekrutimet, dërgimet në Siri, përfshirjen në luftë dhe pasojat. Informacionet u mblodhën nga shërbimet e ndryshme inteligjente që më pas i kanë konfirmuar SHISH të dhënat përfundimtare. Hetimet ishin kërkuar më herët nga autoritetet amerikane të shërbimit inteligjent, që kishin informacione se një grup besimtarësh, mes tyre imamë, rekrutonin shqiptarë brenda dhe jashtë kufijve si luftëtarë për grupin e shpallur terrorist, Al Nusra, e lidhur me Al Kaedën!

E ndërsa në Shqipëri u ndërhy për të vënë në pranga disa persona, të cilët sot edhe janë të dënuar por që akuzat ndaj tyre janë kontestuar jo pak herë, Lavdërim Muhaxheri dhe një sërë emrash të tjerë të bërë publik nëpërmjet postimeve të tyre kërcënuese vijonin të ishin në krye të grupeve që luftonin sipas tyre për xhihad. Kulmi arriti një vit më parë kur shërbimet sekrete të Izraelit dhanë sinjalet se skuadra e tyre rrezikohet nga një sulm i ngjashëm me sulmet në Francë, ndërsa ndërhyrja e policisë dhe e prokurorisë bëri me dije se operacionet u kryen në tri shtete; përveç Shqipërisë u arrestuan shqiptarë edhe në Maqedoni dhe Kosovë.

Në fakt është folur pak për personat e vënë në pranga në atë episod përveç dy prej të arrestuarve në Shqipëri; mjeku dhe berberi, ndërsa në muajin qershor të këtij viti në Kosovë, familja e Lavdërim Muhaxherit hapi dyert e mortit duke pranuar se djali i tyre ishte vrarë në Siri. Kërkimet për të ishin të vazhdueshme pasi thuhej se ai hynte shpesh në Kosovë dhe dilte prej saj gjatë kohës që kërkonte rekrutime, ndërsa disa herë ai arriti të përcillte edhe mesazhe kërcënuese për shtetet shqiptare dhe për ato ballkanike. Po ashtu edhe personi i rritur dhe i edukuar në Zvicër, i cili thuhet se është vrarë kohëve të fundit, mësohet se ka ikur nga Zvicra pikërisht në vitin 2014, pikërisht në kohën kur angazhimi i shqiptarëve në kampin e Al Nusras ishte tejet evident, shkruan shekulli.com.al.

 

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...