Volkswagen ka kohë që ka menduar të sjellë një kerr të tipit Passat më sportiv dhe duket se tani ka ardhur koha. Volkswagen Passat GT 2018 ka marr dritën e gjelbër për tu futur në linjat e prodhimit, transmeton Perkerre.com
Nga zyrat qendrore të VW është konfirmuar se Volkswagen Passat GT do të dalë në shitje vitin që vjen. Passat GT 2018 do të ketë disa ngjashmëri me GTI në pjesën e përparme, do të ketë çatinë e zezë, spoiler gjithashtu me ngjyrë të zezë. Gjithashtu edhe ulëset do të jenë speciale të tipit sportiv.
Sa i përket fuqisë ky kerr do të ketë një motor 3.6 Litra, VR6 që do të prodhoj plot 280 kuajfuqi. Kerri do të jetë më i ulët me një pamje më sportive, suspension të modifikuar sportiv.
Ajo që Volkswagen ka vendosur që ti qëndroje besnik të gjitha modeleve paraprake është se edhe Passat Gt 2018 do të ketë rrotat e parme aktive. Kerri do të ketë kutinë e marsheve automatike me 6 shpejtësi ( DSG )
Sa i përket shpejtësisë maksimale ende nuk ka ndonjë informatë nga Volkswagen, por shumë shpejtë pritet që të behën publike edhe informatat tjera mbi atë se çfarë do të përmbaj ky kerr.
Çmimi i këtij kerri pritet që të jetë diku rreth 25,000 Euro.






