Ky është vendimi i MAPL-së për seancën e fundit të Kuvendit Komuanl të Lipjanit (DOKUMENT)

PUBLIKUAR

MAPL, iu është përgjigjur Nazmi Krasniqit për seancën e fundit e cila është mbajtur në Lipjan. Në vendim thuhet se nga monitorimi i mbledhjës së Kuvendit Komunal të Lipjanit e cila është mbajtur me datë 20.03.2017 është konstataur se mbledhja është mbyllur nga Kryesusja Kuvendit Vlora Limani-Hajnuni, e cila gjithashtu ka thirrur këtë mbledhje.

Kryetari Komunës së Lipjanit tha për LipjaniNews se për hirë të transparencës dhe zbatimit të ligjshmërisë nga data 29.04.2017  nuk kanë insistuar të thërrasim mbledhje tjetër të Kuvendit të Komunës për arsye sepse kemi pritur që të kemi një sqarim nga MAPL, lidhur me rrjedhën e seancës së fundit rreth.

“Për hir të opinionit publik kemi dashtë të krijonim hapësirë për interpretim ligjor nga organi mbikëqyrës i pushtetit lokal, siç është Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal. Prandaj tani kur ne e kemi interpretimin ligjor nga MAPL i cili i jep të drejtë kryesueses së Kuvendit Vlora Limani-Hajnuni, ne do përpilojmë rendin e ditës për seancën tjetër të rregullt sepse mendojë që është urgjente diskutimi dhe votimi në asamble i shumë vendimeve e sidomos vendimet që kanë të bëjnë me buxhetin e Komunës, siç janë rritja dhe bartja e të hyrave vetanake, subvencionimi në bujqësi dhe subvencionimi i klubeve sportive të ndryshme të Lipjanit”.

“Në këtë formë unë kërkoj nga kuvendarët që ti përmbahen rregullativës ligjore në dobi të funksionimit normal të organeve të komunës në mënyrë që vendimet të cilat i sjellin këto organe të jenë në dobi të qytetarëve të Lipjanit në përgjithësi”, shtoi Ahmeti./LipjaniNews.com/

LipjaniNews u sjell vendimin…

18035443_768393696660892_1482396369_n

SHIKO MË SHUMË

Familjarët e dëshmorëve të Lipjanit me mesazh për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin

Në prag të Festave të Nëntorit, familjarët e dëshmorëve të Komunës së Lipjanit kanë...

Ngacmoi seksualisht dy femra në Lipjan, arrestohet një person

Arrestohet një person në Lipjan, pasi i njejti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy...

Publikohet punimi shkencor ndërkombëtar me bashkautor edhe Kamer Podrimqakun nga Lipjani

Një kontribut i ri në fushën e shkencës së sportit dhe edukimit fizik vjen...