Ky është pozicioni në të cilin do të flini më së miri gjumë

PUBLIKUAR

Therjet e përditshme dhe dhembjet mund të jenë të lidhura me mënyrën se si flini gjumë

Ai pozicion tregon se gjumi në të njëjtën anë në krevat mund të shkaktojë probleme të shumta.

Edhe pse ai pozicion ju është më i rehatshëm, Dr. Sarah Brewer thotë se fjetja gjumë në të njëjtën anë mund të jetë e lidhur me një sërë problemesh me tretjen, transmeton Telegrafi.

– Lukthi është organ asimetrik dhe kur shtriheni në anën e djathtë të trupit tuaj, thartira e lukthit arrin deri te ventili në pjesën e poshtme të ezofagut gjë që mund të shkaktojë refluks dhe djegësirë.

Me kalimin në anën e majtë mund ta zgjidhni atë problem – thotë dr. Brewer.

Mirëpo nuk janë vetë ato probleme me të cilat mund të përballeni nëse nuk e ndërroni anën në të cilën flini gjumë.

Njëra ndër to është edhe dhembja e fortë në kërdhokulla, me të cilat ballafaqohen shumë persona.

Sipas doktoreshës Sarah, pozicioni më i mirë për gjumë është ai midis fjetjes në shpinë dhe në ijë, do të thotë pozicioni gjysmë anash me një këmbë të ngritur.

– Ai pozicion është natyral për relaksim, thotë ajo.

Fjetja gjumë në shpinë mund të shkaktojë probleme të shumta me dhembjet në shpinë, por edhe me gërhitjen. Prandaj, më së miri është të flini “gjysmanash”, por mos harroni që gjatë natës të ndërroni anën në të cilën flini gjumë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...