Ky është lider i al Qaeda që u vra nga ushtria amerikane (Foto)

PUBLIKUAR

Janë publikuar pamje të liderit të grupit terrorist “al Qaeda”, Qari Yasin, i cili u vra nga ushtria amerikane në një sulm ajror.

Pentagoni njoftoi mbrëmë se ai u vra në një sulm ajror amerikan gjatë kësaj jave. Ai mbahej përgjegjës për vdekjen e dy ushtarëve amerikanë dhe akuzohej për përfshirje në një sulm vdekjeprurës ndaj një autobusi të ekipit të kriketit të Sri Lankës në vitin 2009, transmeton Express.

Sulmi ajror u krye më 19 mars në provincën Paktika dhe vrau Qari Yasin, liderin shumë të njohur terrorist të al Qaeda, i cili kishte lidhje me Tehreek-e-Taliban, ka thënë Pentagoni në një komunikatë.

“Vdekja e Qari Yasin është dëshmi se terroristët të cilët e diskreditojnë islamin dhe me qëllim i sulmojnë njerëzit e pafajshëm, nuk do t’i ikin drejtësisë,” ka thënë Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, James Mattis./Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...