Ky është kundërkandidati i Merkelit në zgjedhjet e përgjithshme në Gjermani

PUBLIKUAR

Partia e qendrës së majtë, Partia Social Demokrate, e ka zgjedhur sot njëzëri Martin Schulz si kandidatin e partisë për ta sfiduar kancelaren Angela Merkel në zgjedhjet e përgjithshme të vendit që do të mbahen këtë vit.

Në janar të këtij viti liderët e partisë papritmas e nominuan Schulz pasi kryetari Sigmar Gabriel dha dorëheqje. Që atëherë, social demokratët e kanë gëzuar një rritje në sondazhe e cila i është atribuuar efektit “Schulz”, transmeton Express.

Në një fjalim para delegatëve në një tubim special në Berlin, Schulz përmendi historinë 154-vjeçare të partisë për të bërë fushatë për të drejtat e punëtorëve, si dhe bëri thirrje për investime më të mëdha në edukim dhe kujdes shëndetësor.

Ndërkohë, sipas një sondazhi të publikuar sot nga “Bild am Sonntag” social demokratët gëzojnë 32% përkrahje, vetëm 1% më pak se blloku i Unionit të Merkelit./Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...