Ky është i vetmi alkool të cilin mund ta pini, por të mos jeni mahmur

PUBLIKUAR

Ata të cilët i duan argëtimet e natës posaçërisht do të ngazëllehen kur të kuptojnë që mund të pinë lirisht dhe të nesërmen nuk do t’u dhemb koka

Çdo pije ka ndonjë “mëkat” në vete. Mahmurllëku është shenjë që para një nate e keni tepruar me alkoolin, mirëpo në vend që të pendoheni dhe të nevrikoseni, përpiquni ta zbusni atë.

Nëse vendosni të pini xhin, shanset janë të mëdha që të “shkatërroheni” dhe të filloni të qani, transmeton Telegrafi.

Nëse pini vodkë, ekziston rreziku që të bëheni tepër agresivë.

Kur vendosni të pini verë, të nesërmen për pasojat mund të shkruani një roman të gjatë.

Të gjitha këto pije, gjithashtu shkaktojnë tmerr dhe mahmurllëk.

Megjithatë, ekziston një lloj alkooli të cilin shkencëtarët e konsiderojnë plotësisht të sigurt kur është fjala për shmangë mahmurllëkun.

As më pak, as më shumë, ai alkool është tekila!

Madje ajo e vërteta, tekila e bardhë e cila është prodhuar 100 për qind nga agava (Agave americana), pa sheqer dhe pa lëng misri.

Kjo pije, është dëshmuar, nuk shkakton pasoja, së paku gjatë ditës së nesërme.

Mirëpo, kini kujdes të mos e teproni me tekilën gjatë mbrëmjes, sepse ajo ka “reaksion të vonshëm”.

Një studim i ri amerikan i cili vjen nga Shoqëria Kimike Amerikane, tregon se tekila ndihmon në humbjen e peshës. Sheqeri që gjendet në bimët që përdoren për të bërë tekila mund të ndihmojnë uljen e glukozës në gjak. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...