Vjenë – Bratislavë, 40 kilometra që përshkohen për vetëm 20 minuta: është ku fluturimi më i shkurtër në botë.
Këtë shërbim e ofrojnë kompanitë ajrore “Fly Niki”, në pronësi të ish-kampionit të Formulës 1, Niki Lauda dhe “Air Berlin”.
Linja do të nisë aktivitetin në fillim të prillit, ndërsa biletat kanë dalë në shitje.
Në fakt, sipërmarrja në pamje të parë duket një vetëvrasje tregtare duke qenë se udhëtimi me autobus nga kryeqyteti austriak në atë sllovak gjithsej zgjat 40 minuta. Gjithashtu, heqja e kufijve me Shengenin ka eliminuar edhe barrierat e kontrollit kufitar.
Ndërkaq, duke llogaritur kontrollet në aeroport dhe procedurat e fluturimit, e njëjta rrugë e përshkuar me avion zgjat disa minuta më shumë.
Por drejtuesit e “Fly Niki”-t nuk kanë dyshim: nisma ka një kuptim. Përtej efektit promocional, do t’u shërbejë për të fluturuar nga Sllovakia klientëve të cilët më pas do të nisen nga Vjena në fluturime të tjera më të gjata nga kompanitë e tjera partnere. Kështu u kursen atyre kohën të nxjerrin makinën nga garazhi, të paguajnë parkimin në Austri dhe udhëtimet torturuese në autobus. Por mbi të gjitha u lejon të shijojnë një pamje të bukur të Danubit nga lart.


