Ky është 7-vjeçari që u vra me thikë në Zvicër nga 75-vjeçarja

PUBLIKUAR

Tragjedia që ka ndodhur mbrëmë në Basel të Zvicrës ka shokuar tërë vendin. Therja me thikë e 7 vjeçarit nga Kosova, që ka jetuar atje, është bërë lajm në të gjitha mediat ndërkombëtare. Ai, dyshohet se u therur nga një 75-vjeçare, shkruan Gazeta Express.

Mediat zvicerane kanë publikuar fotografinë e djaloshit 7 vjeçar nga Kosova, që dyshohet se u ther nga një 75-vjeçare para shkollës.

Inicialet e tij janë publikuar nga 20min.ch, I.M.

“Nxënësi 7 vjeçar I.M, u vra brutalisht të enjten pasdite afër shkollës së tij”, shkruan 20 min.

Gruaja që dyshohet se ka kryer krimin është vetëdorëzuar në polici dhe në prokurorinë e vendit ajo e ka pranuar se ka kryer krimin.

Mirëpo, ende nuk dihen arsyet e rastit.

SHIKO MË SHUMË

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...

Ngushëllohet familja Shala me rastin e vdekjes së Jorik Shala

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Shala me rastin e vdekjes...

Vdes një fëmijë në Lipjan, dyshohet se porta e oborrit i ka rënë sipër

Një rast i rëndë ka ndodhur dje gjatë pasdites në Lipjan. Një fëmijë ka humbur...