Gjatë kësaj fundjave do të mbajë mot me diell dhe jo stabil, i përcjellë me vranësira të dendura, reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.
Kjo gjendje meteorologjike e pa qëndrueshme do ta përfshijë pjesën më të madhe të territorit. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 25-26 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga drejtimet e ndryshme por që dominues do të mbetet drejtimi i verilindjes, ku shpejtësia e së cilës mund të arrijë deri 11m/s.


