Kuvendi Komunal i Lipjanit miraton kornizën afatmesme buxhetore 2017-2019

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

1 mijë e 381 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

1 mijë e 381 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në...

Moti sot me diell, temperatura deri në 25 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të ketë mot...

Pas një diskutimi të gjerë nga ana përfaqësuesve të të gjitha subjekteve politike, asambleja komunale e Lipjanit me 25 pro dhe 2 kundër ka aprovuar Kornizën afatmesme buxhetore 2017-2019.
Në prezantimin e Kornizës Afatmesme Buxhetore për vitin 2017-2019 elaboruar nga Shkelzen Hajdini, drejtor i Drejtoratit për Buxhet dhe Financa, është bërë e ditur se buxheti komunal për vitin 2017 do të jetë 14,025,258.00 euro, për vitin 2018 do të jetë 14, 171,071.00 euro dhe për vitin 2019 do te jetë 14,437,366.00 euro.

Në këtë rast, Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka thënë, se kjo kornizë buxhetore është gjithëpërfshirëse dhe jo përjashtuese. Ai po ashtu ka përmendur projekte që do të ralizohen në qytetin e Lipjanit dhe në fshatrat përreth, duke theksuar që nuk është përjashtuar asnjë fshat dhe se nuk mungon vullneti dhe gadishmëria për të investuar në çdo lokalitet dhe çdo lagje por aq sa e lejojnë mundësitë financiare.
Kryetari Ahmeti, ka theksuar se edhe ky projeksion buxhetor është tregues i prformancës së mirë dhe diagramit të të hyrave buxhetore shumë pozitiv dhe se menaxhimi i parasë publike ka avancim të jashtazakonshëm nga viti në vit.

SHIKO MË SHUMË

Nderohet dëshmori Shaqir Hoxha

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës së...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se të dyshuar të...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...