Dje në sallën e Kuvendit Komunal në Lipjan u shënua një vjetori i themelimit të Kuvendit të të rinjve të Lipjanit, në një mbledhje solemne ku të pranishëm ishin shumë të rinj ndërsa të pranishëm ishin dhe kryesuesja e Kuvendit Komunal në Lipjan znj. Vlora Limani-Hajnuni, kryetarja e Kuvendit të të rinjve të Kosovës zinjsh. Deniza Limani, drejtori i Administratës z. Fauz Xhemaili, përfaqësues nga Bashkësia Islame në Lipjan, përfaqësues nga Organizata të ndryshme në Lipjan, përfaqësues të Parlamentit studentor të Universitetit të Prishtinës , profesor dhe familjar të anëtarëve të KRL-së.
Në fillim të mbledhjes u shfaq një video e përgatitur nga anëtarët e KRL-së e cila përmbante foto nga të gjitha aktivitetet e zhvilluara për gjatë një viti, më pas fjalë rasti mbajti kryesuesja e KK- Lipjan e cila konfirmoi edhe njëherë mbështetjen e institucioneve për të rinjtë e KRL-së, fjalë rasti mbajti edhe kryetarja e KRK-së, ndërsa në fjalën e tij përmbyllëse kryetari i KRL-së z. Kastriot Luma, falënderoi të gjithë të pranishmit, të gjithë ata që ndihmuan Kuvendin si dhe kërkoi më shumë angazhim nga të rinjtë dhe më shumë përkrahje nga institucionet.
Në fund u ndanë mirënjohje për të gjithë ata që ndihmuan Kuvendin e të rinjve për gjatë këtij viti si dhe u shtrua një koktej rasti në bufen e Komunës i mundësuar nga Komuna e Lipjanit.
Anëtarët e Kuvendit falënderojnë edhe njëherë të gjithë ata që ishin përkrahë nesh dhe na ndihmuan në realizimin e aktiviteteve tona, falënderojnë të gjithë të rinjtë e Komunës së Lipjanit për gatishmërinë e tyre për të qenë pjesë e këtyre aktiviteteve si dhe premtojnë se do të vazhdojnë me punë pa ndalur dhe në vitet e ardhshme.



