Gjatë ditës së sotme, Kuvendi i Komunës së Lipjanit udhëhequr nga Kryesuesi, Daut Azemi ka zhvilluar punimet e mbledhjes së trembëdhjetë me radhë, në të cilën u aprovuan të gjitha pikat e rendit të ditës të cilat ishin propozuar për këtë seancë, me dy pika shtesë të propozuara nga ekzekutivi.
Nënkryetari i Komunës së Lipjanit, Diamant Bytyqi së bashku me drejtorët e drejtorateve komunale kanë dhënë sqarime në të gjtha çështjet dhe pyetjet e ngritura nga anëtarët e Kuvendit të Komunës, njofton Komuna.

Në këtë seancë, Kuvendit i Komunës ka aprovuar propozim vendimin për themelimin e Komitetit për të drejtat e njeriut dhe barazi gjinore si dhe është aprovuar propozim vendimi për miratimin e planit orientues të punës së Kuvendit të Kounës së Lipjanit për vitin 2023.
Gjithashtu është aprovuar edhe propozim vendimi për zëvendësimin e anëtarit të komisionit të ankesave, ndërsa Komiteti për Kulturë, Rini dhe Sport ka paraqitur informatat për punën e deritanishme të këtij komiteti për periudhën Janar – Tetor 2022.
Gjatë punimeve të kësaj seance janë aprovuar edhe dy pikat shtesë të rendit të ditës, propozim – rregullorja për anulimin e rregullores për vendosjen, ndërtimin dhe largimin e objekteve të përkohshme në pronën publike 15Nr.351/06-59184 e datës 31.10.2022 si dhe propozim vendimi për caktimin e normave tatimore për tatimin në pronën e paluajtshme për vitin 2023.



