Kuvendi i Komunës së Lipjanit ka mbajtur mbledhjen e 21-të

PUBLIKUAR

Gjatë ditës së sotme, udhëhequr nga Kryesuesi, Daut Azemi, Kuvendi i Komunës së Lipjanit ka zhvilluar punimet e mbledhjes së 21-të me radhë dhe ka përmbyllur sezonen e parë të vitit 2023 ku dhe me shumicë votash u aprovuan të gjitha pikat e rendit të ditës.

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, gjatë kësaj seance kanë dhënë sqarime rreth çështjeve të ndryshme që kanë ngritur anëtarët e Kuvendit të Komunës.

Më pastaj u prezantua raporti i shpenzimeve dhe të hyrave Janar-Qershor 2023.

Për të kaluar edhe tek raporti i auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Komunës së Lipjanit për vitin 2022 si dhe Plani i zbatimit të rekomandimeve të auditorit të pranuara në raportin final nga Auditori i Zyrës Kombëtare të Kosovës për vitin 2022, të cilin auditim e ka kryer Zyra Kombëtare e Auditimit.

Kuvendi gjatë punimeve në ditën e sotme ka miratuar edhe Propozim Vendim për ndarjen e mjeteve Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Pastrimi”, SHA.

SHIKO MË SHUMË

Punëtori rrëzohet në një objekt në Lipjan, përfundon në QKUK

Një aksident në vendin e punës ka ndodhur ditën e djeshme në Lipjan ku...

Flamur gjigant i UÇK-së vendoset në objektin e Komunës së Lipjanit

Një flamur gjigant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) është vendosur në objektin e...

Buja: Vendi ka mbetur pa liderët që do të arrinin marrëveshje politike

Ish-komandanti i UÇK-së, Shukri Buja, ka thënë se procesi në Hagë po rezulton i...