Kuvendi i Komunës së Lipjanit ka marrë vendim për redestinimin dhe transferin e mjeteve të buxhetit për vitin 2019

PUBLIKUAR

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, nën udhëheqjen e Kryesuesit Daut Azemi gjatë ditës së sotme ka mbajtur mbledhje të jashtazakonshme, për të shqyrtuar propozim vendimin mbi redestinimin dhe transferin e mjeteve të buxhetit për vitin 2019, njofton Komuna.

Fillimisht, Latif Ramadani drejtor për buxhet dhe financa, para këshilltarëve ka elaboruar propozim vendimin mbi redestinimin dhe transferin e mjeteve të buxhetit për vitin 2019.
Ndërsa, Kryetari Imri Ahmeti ka theksuar se është e rëndësishme të aprovohet ky redestinim në mënyrë që projektet e parapara të realizohen gjatë këtij viti, për arsye këto projekte janë të rëndësishme dhe të nevojshme për qytetarin e Komunës së Lipjanit.
Po ashtu pas shqyrtimit të këtij propozim vendimi, asamblistët lipjanas gjatë kësaj seance kanë aprovuar propozim vendimin mbi redestinimin dhe transferin e mjeteve të buxhetit për vitin 2019.

SHIKO MË SHUMË

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se Ankuesi mashkull Kosovar ka raportuar se nga shtëpia e...

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...

Ngushëllohet familja Shala me rastin e vdekjes së Jorik Shala

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Shala me rastin e vdekjes...