Kush nuk lejohet të praktikojë jogën

PUBLIKUAR

Joga ndihmon për të ruajtur shëndetin e trupit të njeriut dhe për të bashkuar trupin, mendjen dhe shpirtin në një tërësi.

Megjithatë, kjo praktikë e dobishme nuk këshillohet për të gjithë…

Njerëzit me presion të lartë të gjakut shpesh këshillohen të praktikojnë aktivitete relaksuese, por jo të gjitha teknikat janë të përshtatshme për njerëzit me hipertension, paralajmërojnë kardiologët, duke shtuar se kjo vlen edhe për disa lloje të jogës.

Pikërisht, llojet e jogës që kërkojnë një qëndrim më të gjatë në të njëjtin pozicion, si dhe ato në të cilat shpesh bëhen pozicione të përmbysura, mund të rrisin presionin e gjakut, sipas hulumtimit nga revista shkencore Herz Heute.

Nëse presioni juaj i gjakut është i ngritur dhe ju doni të ushtroni joga, më mirë është të zgjidhni një stil më dinamik si ‘yoga hatha’. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...