Kush është ‘njeriu i vrarë’ i Vucic?

PUBLIKUAR

Milivoje Gajic, 51 vjec është njeriu i vdekur i Partisë së Aleksandar Vucic (SNS) i cili është shkelur për vdekje nga një veturë ‘Opel Astra’ në autostradën Beograd – Novi Sad. Vucic kishte mashtruar duke aluduar në vrasje politike.

Gajic është nga Pazova në Vojvodinë, i cili vdiq në një aksident trafiku, pasi që kishte tentuar ta kaloj autostradën në këmbë për të ngjitur posterët elektoral të Vucicit.

Kalimi i autostradës në këmbë është i rrezikshëm dhe kjo ndikoi në vdekjen e Gajic. Policia e Serbisë konfirmon se “aty nuk kishte vrasje politike”, trasnmeton gazetametro.net

Mirëpo, kandidati për President të Serbisë Aleksandar Vucic gjatë një tubimi zgjedhor të shtunën në Novi Sad ka aluduar në vrasje politike.

“Mbrëmë një nga aktivistët tone është vrarë duke ngjitur posterë. Ai është Milivoje Gajic. I qoftë i lehtë dheu serb”, ka deklaruar Vucic, duke fshehur faktin se vdekja e tij ishte pasojë e fatkeqësisë së komunikacionit.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...