Kush është ku në kabinetin e ri britanik?

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Lipjanasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, konfisohet një armë me leje

Policia Kosovës ka njoftuar përseri se ankuesja femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti i...

Kryeministrja e re e Britanisë së Madhe, Theresa May, ka emëruar Boris Johnsonin si sekretar të jashtëm në qeverinë e saj. Johnson, ish-kryetar i Londrës, ka udhëhequr fushatën për daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian, që tashmë njihet me termin Brexit.

Philip Hammond, i cili deri më tash ka qenë sekretar për punë të jashtme, është bërë kancelar.

Ish-sekretarja e energjisë, Amber Rudd, ka marrë postin e sekretares së brendshme, ndërsa euroskeptiku David Davis është bërë sekretar i Brexit-it. E Michael Fallon vazhdon si sekretar i mbrojtjes.

Zonja May është zotuar se do të udhëheqë një qeveri që punon për të gjithë dhe “jo vetëm për disa të privilegjuar”.

Megjithatë, emërimi i Johnsonit ka bërë që shumëkush t’i ngrejë vetullat.

Biond, me flokë të shprishura, Johnson njihet nga britanikët vetëm si “Boris” dhe shihet si zgjedhje kontroverse për kryerjen e diplomacisë së ndjeshme me liderët botërorë.

I pyetur nëse si sekretar i jashtëm do t’i kërkojë falje presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, për të cilin ka thënë se si president “gjysmëkenian”, ai është pjesërisht kundër Britanisë, për shkak të një “antipatie stërgjyshore të perandorisë britanike”, Johnson ka thënë se “SHBA do të jetë në krye të radhës”.

Përgjigjja ishte referencë ndaj një komenti të Obamës, i cili ka thënë se Britania do të mbetet në fund të radhës për marrëveshje tregtare me Shtetet e Bashkuara, nëse voton për të lënë Bashkimin Evropian.

Johnson po ashtu ka shkaktuar shtangie në Evropë, duke krahasuar qëllimet e Bashkimit Evropian me ato të Adolf Hitlerit dhe të Napoleonit.

Emërimi i tij ka bërë që gazetat dhe politikanët në gjithë botën të reagojnë.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Mark Toner, ka thënë se Shtetet e Bashkuara gjithmonë do të punojnë me Britaninë e Madhe për shkak të “marrëdhënies speciale” mes dy vendeve. “Kjo është një marrëdhënie që shkon përtej personaliteteve”, ka thënë Toner.

Ish-kryeministri i Suedisë, Carl Bildt, ka shkruar në Twitter se do të donte që emërimi i Johnsonit “të ishte shaka”.

Kryeministrja May ka qenë kundër daljes së Britanisë nga Bashkimi Evropian, por tani ka thënë se nuk ka kthim prapa.

Këtë e ka përsëritur edhe gjatë një bisede telefonike që ka zhvilluar të mërkurën mbrëma me kancelaren gjermane, Angela Merkel, dhe presidentin e Francës, Francois Hollande.

“Kryeministrja u ka shpjeguar se do të duhet ca kohë për t’u përgatitur për negociatat (e largimit) dhe ka shfaqur shpresën se një gjë e tillë mund të bëhet në frymë konstruktive dhe pozitive”, ka thënë një zëdhënëse e zonjës May.

May, në detyrën e re, pason David Cameronin, i cili ka paralajmëruar dorëheqjen prejse Britania, në referendumin e 23 qershorit, ka vendosur të braktisë Bashkimin Evropian. /rel/

SHIKO MË SHUMË

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Tre të plagosur me armë zjarri, njëri me thikë: Krejt çka ndodhi mbrëmë në Lupç, pas një mosmarrëveshje mes disa familjarëve

Katër persona kanë mbetur të plagosur të mërkurën në orët e pasdites në Lupç...

Moti sot: Diell, shi dhe shkarkime rrufesh

Të enjten, parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell,...