Kush duhet të marrë tableta kundër të përzierave në stomak? Cila është zgjidhja më e mirë për udhëtim të gjatë

PUBLIKUAR

Edhe pse kjo gjë u ndodh zakonisht fëmijëve, edhe të rriturit e kanë këtë problem

Zakonisht përkufizohet si “sindromë e përshtatjes së keqe ndaj lëvizjeve”, sëmundja e detit, e veturës apo e aeroplanit.

Fjala është për porositë kontradiktore që arrijnë në trurin tonë, domethënë deri në qendrën e ekuilibrit, e cila gjendet në veshin tonë dhe në atë që e vërejmë me sy, transmeton Telegrafi.

Kjo mund të shpjegohet me një shembull të thjeshtë, sikur udhëtojmë me automobil apo autobus dhe qëndrojmë ulur dhe qendra jonë e ekuilibrit vëren që qetësohemi, por, nëse shikojmë nga dritarja shqisa jonë e të parit merr informacion që po lëvizim.

Kështu arrihet deri te njohuritë kontradiktore të shqisave tona, gjë që mund të nxisë të përziera dhe probleme të tjera të theksuara.

Më së shpeshti këtë problem e kanë fëmijët midis moshës katër dhe dhjetë vjeç, ndonëse është e sigurt që edhe personat e rritur, së paku në një periudhë të jetës së tyre, shpesh përjetojnë shqetësime të tilla

Megjithëse simptomat e sëmundjes së lëvizjes janë zakonisht të lehta, ato mund të shfaqen gjithashtu në formën e dhimbjes së kokës, zhurmës në vesh, djersitjes së ftohtë dhe dobësisë, dhe mund të shfaqen probleme më serioze, të tilla si të vjella, një rënie e presionit të gjakut dhe madje edhe kolaps. Pra mund të ndodhë që personi të humbasë vetëdijen, që është ende një dukuri e rrallë.

Si ta zgjidhim problemin?

Sigurisht që ka edhe ilaçe, të cilat zakonisht merren gjysmë ore para nisjes. Ato janë efektive, por kanë një efekt të kufizuar, që zgjat rreth katër orë. Këto barna kanë efekte negative, shkaktojnë përgjumje dhe janë të ndaluara për këdo që drejton një automjet. Ka edhe disa zgjidhje natyrale që mund të ndihmojnë.

Xhenxhefili dhe nenexhiku janë barëra medicinale që mund t’i lehtësojnë këto sëmundje gjatë udhëtimit. Çdo gjë me mente në të do të ndihmojë me të përzierat.

Gjithashtu duhet theksuar se ata që vuajnë nga të përzierat nuk duhet të ulen pranë dritares. Përveç kësaj, është e rëndësishme të pini shumë lëngje, sepse çdo ndjenjë dehidrimi nxit të përzierat. Gjithashtu, nuk duhet ta filloni udhëtimin me stomakun bosh, por sigurohuni që të konsumoni një vakt të lehtë proteinik dhe të bëni pushime më të shpeshta gjatë udhëtimit.

Ajo që gjithashtu ka një rëndësi të madhe, është të mos shikosh telefonin apo tabletin për aq kohë sa të jetë e mundur. /Telegrafi/

LAJME TË TJERA

Për personat me zemër të sëmurë a është më i shëndetshëm gjalpi apo vaji?

Tri lloje yndyrash janë bindshëm më të këqija se këto dy të parat Disa studime...

Kejvina Kthella duket në formë në imazhet me bikini nga pushimet në Zanzibar

Pushimet për modelen e njohur nga Shqipëria, Kejvina Kthella, duket se nuk kanë mbaruar...

Opsionet e Barcelonës për zëvendësimin e Busquetsit

Sergio Busquetes pritet që të largohet nga Barcelona në afatin kalimtar të verës. Mesfushori spanjoll,...

Aksident trafiku në magjistralen Gjilan-Prishtinë, dalin pamjet

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në magjistralen Gjilan-Prishtinë, përkatësisht në fshatin Bresalc. Lajmin për...

SHIKO MË SHUMË

Për personat me zemër të sëmurë a është më i shëndetshëm gjalpi apo vaji?

Tri lloje yndyrash janë bindshëm më të këqija se këto dy të parat Disa studime...

Tri ilaçe shtëpiake për t’i shëruar thembrat e çara

Shumë vajza dhe gra nuk mbathin take të larta dhe bëjnë çmos vetëm për...

I keni këto puçrra të kuqe nëpër trup? Ja çfarë janë ato dhe përse janë të rrezikshme

Këto puçrra të vogla të kuqe janë goxha problem i shpeshtë, por nuk është...