Kush do ta ndërtojë klinikën e re, LSDM apo OBRM-PDUKM (Video)

PUBLIKUAR

3 vite pasi OBRM-PDUKM premtoi ndërtimin e Qendrës së re klinike në Shkup, ende nuk ka asgjë nga ky projekt. Kështu akuzoi Petre Shilegov nga Lidhja Socialdemokrate. Sipas tij, OBRM-PDUKM në vend që të ndërtojë Klinikën, e ka ndërtuar shtabin partiak për çka kanë shpenzuar mbi 30 milionë euro.

“Nikolla Gruevski bashkë me Nikolla Todorovin pikërisht në këtë ditë më 2 janar të vitit 2014, në prag të zgjedhjeve të atëhershme parlamentare shëtitej pranë këtyre rrethojave në Qendrën Klinike në Shkup duke u premtuar qytetarëve më së voni deri 2 janar të vitit 2017 Qendër të re Klinike në Shkup. Ja ku jemi. Sot është 2 janari 2017. Realitetin e shikoni prapa meje… ndodhen vetëm rrethoja”, tha Shilegov.

Ndaj kësaj reaguan nga OBRM-PDUKM-ja.

“LSDM më kot përpiqet ta njollosë sistemin shëndetësor në të cilin po zbatohet cikli më i madh investues në historinë e shëndetësisë maqedonase. Rreth 110 milionë euro është shuma për investime ndërtimore dhe për rekonstruksion të institucioneve shëndetësore publike në vend, disa prej të cilëve janë përfunduar dhe disa janë në përfundim e sipër. Në Kozle ndërtuam Spital të ri për fëmijë, me standarde më të larta botërore për mjekimin dhe trajtimin e pacientëve të rinj. Ndërtuam objekt plotësisht të ri për Qendrën PET që është objekti shëndetësor më kompleks i ndërtuar në historinë e Republikës së Maqedonisë i pajisur me pajisje më moderne. Rinovuam dhe rikonstruktuam shumë spitale dhe shtëpi shëndetësore në vend”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së.

Nga OBRM-PDUKM-ja shtojnë se investimet në shëndetësi janë pasqyra reale e sistemit shëndetësor maqedonas kundrejt pasqyrës së rrejshme që LSDM-ja tenton ta krijojë përmes frustracioneve personale, dështimeve dhe asnjë projekti të realizuar në cilindo segment të shëndetësisë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...