Kusari-Lila: Zgjedhjet në vjeshtë, Kadri Veseli e ka nis fushatën

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...

Sot diell dhe vranët, nga e diela stabilizim i motit – temperaturat deri në 24 gradë

Për të premten në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa...

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, është shprehur e bindur se në vjeshtë do të ketë zgedhje dhe sipas saj tashmë fushatën e ka hapur kryetari I PDK-së, Kadri Veseli.

Ajo duke folur në RTK , ka thënë se kjo verë do të jetë e fundit për këtë legjislativ dhe ekzekutiv, dhe deputetet po presin që t’i bëjnë dy vjet e një ditë mandate në mënyrë që të shkohet në zgjedhje.

“Vjeshta do të jetë me zgjedhje të parakohshme, për këtë dje ka hapur fushatën kreu i PDK-së, Kadri Veseli, duke larguar nga detyra ata zyrtarë të kësaj partie që dyshohen dhe kanë aktakuza për korrupsion”, ka deklaruar Kusari-Lila.

Ajo ka thënë se Kuvend e Qeveri më të dobët Kosova nuk ka pasur deri me tash, dhe sipas saj sa më shumë që të zgjatet kjo qeveri aq më të mëdha do të jenë dëmet.

Kusari- Lila ka folur edhe për padinë që e ka fituar pjesërisht ndaj Ardian Gjinit për shpifje, duke thënë se do të apeloj vendimin dhe do të kërkojë që padinë ta fitojë komplet.

Sipas Kusari-Lilës qeverisja në Gjakovë është për keqardhje dhe shumë e dëmshme

SHIKO MË SHUMË

Sot diell dhe vranët, nga e diela stabilizim i motit – temperaturat deri në 24 gradë

Për të premten në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa...

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...