Kusari-Lila: Në Maratonën e Tiranës nuk u njoh përkatësia shtetërore e Kosovës, të mos përsëritet gabimi teknik

PUBLIKUAR

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë që në Maratonën e Tiranës nuk është i njohur përkatësia shtetërore kosovare vrapuesve nga Kosova.

“Së pari uroj të gjithë vrapuesit nga mbarë trevat shqiptare dhe të gjitha vendet pjesëmarrëse për përfundimin me sukses të Tirana Marathon dje në Tiranë!”, ka shkruar Kusari në Facebook.

“Urime edhe organizatorëve për garën e bukur dhe numrin e madh të pjesëmarrësve!”

“Por, përderisa të gjithë pjesëmarrësve nga vendet tjera, u njihej përkatësia shtetërore dhe shënohej flamuri shtetëror në rezultatet e garës, fatkeqësisht ky nuk ishte rasti me vrapuesit nga Kosova”.

“Të gjithë pjesëmarrësit nga Republika e Kosovës në Maratonën e Tiranës ishin përfaqësues me shenjën XK (dhe jo KOS, sipas shkurtesës zyrtare të Kosovës) dhe pranë kësaj shkurtese nuk ishte flamuri ynë. Do të thotë, rezultati final i garës nuk mban as emrin dhe as flamurin e Kosovës, përkundër faktit që vit pas viti, numri i shtetasve të Kosovës është në rritje në vrapimin e Tiranës”.

Kusari megjithatë ka thënë që gabimi është teknik, mirëpo ka kërkuar që kjo çështje të ngrehet te kompania greke që ishte përgjegjëse për këtë punë.

“Të njëjtin rast e kemi hasur më herët në Maqedoninë e Veriut, por gabimi ishte korrigjuar dy vite më parë, pas reagimit të vrapuesve nga Kosova”.

“Se do vinte dita të mos njihej shkurtesa zyrtare dhe shënohej flamuri i Kosovës në Shqipëri, nuk do e mendoja. Duke qenë e vetëdijshme se gabimi përtej teknik, nuk ka asnjë prapavijë tjetër, lus organizatorët të ngritin këtë çështje me kompaninë greke që administroi numrat e garës, dhe asnjëherë tjetër të mos përsëritet ky gabim”.

“Gara dhe përfaqësimi shtetëror kanë satisfaksionin e veçantë për secilin garues, Shqipëria nuk do të duhej të ishte fare në listën e shteteve që cenon përfaqësimin shtetëror të garuesve nga Kosova”.

“Gara duhet të jetë fillim e mbarim për përfaqësim të denjë dhe të barabartë për të gjithë!”

SHIKO MË SHUMË

Kuvendi nis seancën plenare, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Ka nisur seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, e paraparë të mbahet sot nga...

Haradinaj: Mbrojtja e UÇK-së është mbrojtje e sigurisë kombëtare

Ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se mbrojtja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës...

Rama paralajmëron padi ndaj Egzon Azemit të VV: Kërko falje, problem serioz kur deputeti kërcënon me arrestime e dënime

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka paralajmëruar padi ndaj Egzon Azemit të Lëvizjes Vetëvendosje. Rama,...