Kusari: Duhet komunikim zyrtar ndërpartiak për formimin e institucioneve, situata e komplikuar pasi ka parti me 2-3 qëndrime

PUBLIKUAR

Mimoza Kusari, kryetarja e partisë Alternativa, që bashkëqeveris me Lëvizjen Vetëvendosje, tha se me t’u certifikuar rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit duhet të nis komunikimi ndërpartiak për formimin e institucioneve.

Ajo tha në një deklarim për gazetarët se deri më tani deklarimet e partive politike kanë qenë kryesisht të përgjithshme dhe “jo në nivel të vendimeve zyrtare” partiake.

“Deri më tash çka kam dëgju, të paktën kanë qenë deklarime të përgjithshme të përfaqësuesve të partive, por jo në nivelin e vendimeve të këtyre partive, përjashto njërën – Aleancës që ka dalë konkretisht”, tha ajo.

Këtë herë, sipas saj, situata është “pak më e komplikuar sesa në zgjedhjet e kaluara”. Ajo me gjasë iu referua Lidhjes Demokratike të Kosovës kur përmendi se “një subjekt politik ka 2-3 qëndrime”.

“Unë besoj që në momentin e certifikimit të rezultateve duhet të fillojë komunikimi zyrtar, me qëndrime zyrtare. Në rastin tonë është drejtuesi i partisë më të madhe të koalicionit, kryeministri Albin Kurti, në pozicionet tjera janë kryetarët e partive të cilët do të duhej të prezantonin qëndrimin zyrtar të partisë por edhe të grupit të deputetëve që ata kanë, për shkak se është situata pak më e komplikuar sesa në zgjedhjet e kaluara, kur sot, nga një grupim parlamentar ose nga një subjekt politik ka 2-3 qëndrime”, tha ajo.

Kusari tha se kjo “po e vështirëson shumë dhe do ta vështirësojë konstituimin e institucioneve apo një dakordim mes subjektit fitues të zgjedhjeve dhe partive të tjera”.

“Prandaj, mbetet të shihet nëse ata do t’i kenë qëndrimet e artikuluara dhe vendimet në raport me partinë më të madhe dhe bashkëpunimin”, tha ajo.

SHIKO MË SHUMË

FSK gjen trupin e personit të zhdukur në liqenin e Batllavës në ditën e dytë të kërkimit

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se e ka gjetur trupin e një...

Nis intervistimi i kandidatëve për Kryeprokuror, KPK: Një etapë e rëndësishme, standardet e njëjta për secilin

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka nisur procesin e intervistimit të kandidatëve për pozitën e...

Kurti: Paga minimale nga sot 500 euro, përfitojnë rreth 150 mijë punëtorë të sektorit privat

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë sot paga minimale u bë 500 euro. Prej...