Kurti zbulon paralajmërimin e Hovenierit që e bindi të shtyjë vendimin për targat

PUBLIKUAR

Gazetari i Frankfurter Allgemeine Zeitung, Michael Martens, ka njoftuar se ka realizuar një intervistë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, e në të cilën i është konfirmuar se Republika e Kosovës do të aplikojë për statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkim Evropian në muajin dhjetor të këtij viti, shkruan Gazeta Express.

“Kosova zyrtarisht do të aplikojë për anëtarësim në dhjetor”, ka shkruar Martens.

Martens tutje shkruan se kryeministri Albin Kurti në këtë intervistë ka treguar se ka bërë kompromis për çështjen e targave pasi ishte paralajmëruar nga ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier se situata në veri të Republikës së Kosovës “mund të përkeqësohej rëndë dhe në mënyrë të pakthyeshme”, raporton Gazeta Express.

“Ambasadori amerikan “ka më shumë informacione se unë për situatën në veri”, citohet të ketë thënë Kurti pa dhënë detaje më të thella.

Kurti në këtë intervistë ka folur edhe për kritikën e ashpër të Josep Borell se në takimin e fundit me Vuçiq “s’është treguar konstruktiv”.

Kurti ka thënë se “Unë s’jam kokëfortë, jam parimor”./GazetaExpress/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Goditet rrjeti ndërkombëtar i drogës/ Arrestohen 5 persona, sekuestrohen 37 kilogramë drogë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se është goditur një tjetër...

Moti në Kosovë do të jetë i vranët, me mundësi për reshje shiu në disa zona

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi sot do të përfshihet nga mot...

Gjetja e mbetjeve mortore në Kalludër e Jabukë, Kurti njofton kush janë tre të identifikuarit e radhës

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se, pas identifikimeve të para nga mbetjet mortore të...